Formacioni fantastik i Tottenhamit me Mourinhon si trajner i tyre

Tottenham thuhet se ka filluar kontaktet e para me Jose Mourinhon për ta zëvendësuar Mauricio Pochettinon.

Trajneri argjentinas ka bërë një start të dobët në këtë sezon të Ligës Premier, andaj Spurs e duan shkarkimin e tij para afatit kalimtar të janarit.

SunSport raporton se skuadra angleze dëshiron ta emërojë 56-vjeçarin si trajnerin e tyre të ri, derisa ka qëndruar i papunë që nga shkarkimi që i bëri Manchester Unite në dhjetor të vitit të kaluar.

Mourinho ka bërë me dije se ai dëshiron ta marrë drejtimin e një skuadre nga Anglia, pasi familja e tij ende jeton aty.

Portugezi thuhet se me marrjen e drejtimit të skuadrës së Tottenhamit do të tentojë të transferojë Paulo Dybalan nga Juventusi, Youce Atal nga Nice dhe Bruno Fernandes nga Sporting Lisbona.

loading…