Formacionet zyrtare: Real Madridi dhe Frankfurti në kërkim të trofeut të Superkupës së Evropës

Real Madridi dhe Eintracht Frankfurti kanë publikuar 11-shet startuese për sfidën finale në Superkupën e Evropës në futboll.

Stadiumi olimpik në Helsinki është arenë e përballjes ndërmjet fituesit të Ligës së Kampionëve, Real Madridit dhe fituesit të Ligës së Evropës, Eintracht Frankfurtit.

Dyja skuadrat synojnë trofeun e çmuar të Superkupës së Evropës, pas suksesit në evenimentin përkatës në Evropë.

Dy trajnerët kanë vendosur për 11-shet më të mira të mundshme ta nisin finalen që starton nga ora 21:00.

FORMACIONET ZYRTARE:

REAL MADRID: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Modriq, Casemiro, Valverde, Vini Jr, Mendy.

EINTRACHT FRANKFURT: Trapp, N’Dicka, Sow, Kamada, Rode, Toure, Borre, Lenz, Lindstrom, Tuta, Knauff.