Formacionet zyrtare: Giresse vendos për këtë 11-she ndaj Qipros, starton Rrahmani

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Qipros kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen vendimtare të Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë është vendtakim i dy kombëtareve sonte me fillim nga ora 20:45, raporton Demokracia.com.

Duke parë rëndësinë e fitores dy përzgjedhësit e kombëtareve kanë vendosur për 11-shet më të mira që kanë në dispozicion.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka vendosur që kapiteni Amir Rrahmani të startojë nga fillimi, pas një shqetësimi që pati.

FORMACIONET ZYRTARE:

KOSOVA (4-3-3): Ujkani, Hadergjonaj, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhani, Muslija, Fazliji, Celina, Rashani, Zeneli, Muriqi.

Qipro (4-3-3): Panayl, Ioannou, Katelaris, Roberge, Andreou, Kyrlakou, Artymatas, Kastanos, Lolzou, Tzionis, Sotiriou./Demokracia.com/