Formacionet zyrtare: Ferizaj pret Dritën, fitorja e domosdoshme për dyja ekipet

Ferizaj dhe Drita kanë publikuar formacionet startuese para duelit të sotëm, në kuadër të javës së 22-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

Dueli ndërmjet dy ekipeve me ngjyrat bardhekaltër luhet në stadiumin ndihmës në Ferizaj dhe nis nga ora 13:00, shkruan Demokracia.com.

Dy skuadrat me objektiva diametralisht të kundërta në kampionat, por me synim të njëjtë në këtë sfidë – fitoren.

Ferizaj është i fundit me 18 pikë, ndërkaq Drita ka 44 pikë në pozitën e dytë.

Formacionet zyrtare:

Ferizaj: Jovanovski, Bardhi, Halili, Hyseni, Avdulli, Islami, Shabani, Krasniqi, Gligorov, Sadriu, Panadiq.

Drita: Maloku, Bardhoku, Limani, Agyare, Blakçori, Broja, Namani, Baftiu, Selmani, Ajzeraj, Tahiri.