Trajneri i Kosovës, Franco Foda, pas fitorës kundër Lituanisë ka mbajtur një konferencë për media.Foda para gazetarëve ka qenë i lumtur pas fitorës së Kosovës.

“Kemi luajtur mirë, pas rezultatit 2:0, kishim mundësi për 3:0, por pas pranimit te golit te tyre dhe gjerat u komplikua”, ka thënë ai, raporton Ballkani.info.


Foda ka treguar përkrahjen për ekipin duke thënë se “skuadra ka treguar mentalitet dhe karakter dhe fituam me meritë”.

Kosova e ka mposhtur Lituanin me rezultain 2:1.

Kujtojmë, se të martën Kosova e ka përballjen e dytë me Qipron në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë./Ballkani.info/