Florian Marku me lot në sy tregon se kujt i’a dedikon fitoren

Boksieri shqiptar, Florian Marku, e ka shkruar historinë, pasi është shpallur kampion bote në kategorinë IBF në pesha të mesme.

Marku e ka mposhtur pas 10 rundeve boksierin nga Ukraina, Maxim Podran.

Pas këtij triumfi Marku me lot në sy ka thënë se këtë fitore ia dedikon gruas së tij, e cila është shtatzënë dhe familjës së tij.

“Të gjithë kanë dyshuar te unë, por ja ku jam sonte. Kanë menduar se jam vetëm një kick-boksier. Jam shumë i lumtur. Gruaja ime është shtatzënë dhe këtë fitore ia dedikoj asaj dhe gjithë familjës sime”, tha Marku pas fitores.