Gjatë ditës së sotme, rreth orës 15:20, në QKUK ka ndërruar jetë i riu nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu, i cili më 14 janar u godit me veturë dhe më pas u rrah nga dy persona me shufra metalike, në rrugën “Drenica”.

Nga ajo ditë deri më sot, Lulzim Fejzullahu ishte në gjendje kome, ndërkaq sot nga familjarët e tij u bë e ditur se i njëjti ka ndërruar jetë.

Për Raporto24 ka folu xhaxha i tij, Rrahim Fejzullahu, ka treguar se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja, e cila përfundoi tragjikisht për familjen Fejzullahu.

“E kanë ndjek me kerr, e kanë shkel me kerr, e kanë shtyp, e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrëzuar Lulzimin, i kanë hyp stupca bejsbolli, derisa sot në ora 15:20, ndërroi edhe jetë”, ka bërë të ditur Rrahim Fejzullahu.

Ai tutje tregon, se sipas informacioneve që i ka, e gjithë ngjarja nisi tek një berber.

 “Aty i kanë shti fjalët. Jo s’po rruhesh para meje, jo kush je ti, jo kush jam une. Këtu ka ndodhë shkaku. Djali ka dalë, me shku prej shtëpisë. Në derë kah dalin janë rrok me krah. Këta e kanë përcjell me kerr, videot i ka policia”, ka bërë të ditur Fejzullahu.

Ai thotë se vetëm drejtësi maksimale kërkon.

Raportohet se dy persona janë arrestuar nga policia e Kosovës lidhur me këtë rast. /Ballkani.info/

LEXONI EDHE: