LAJMI I FUNDIT

QKUK konfirmon vdekjen e 18 vjeçarit nga Podujeva, dyshohet se u rrah brutalisht ditë para 6 ditësh

Një 18 vjeçar nga Podujeva, që para disa ditësh ishte rrahur brutalisht, ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare.

Lajmin e ka konfirmuar Agreta Gashi, mjeke në Intnesivë.

“Ka ardhur para 6 ditësh dhe është operuar në emergjence, më pas është transferuar në mjekim intensiv qendror. Sot ka ndërruar jetë meqë s’ka mundur t’i mbijetojë plagëve”.

Ajo tha se 18 vjeçari ka pas lëndime të rënda të trurit.

Lajmin e kanë bërë të ditur edhe familjarë të tij. Bëhet fjalë për Lulzim Fejzullahun nga Podujeva, i cili dyshohet se ditë më parë u godit me veturë nga persona të dyshuar të cilët më pas e rrahën për vdekje me shufra metalike.

Rasti kishte ndodhur në rrugën “Drenica”.

Lulzimi ishte dërguar për trajtim në QKUK, atje edhe ku ndërroi jetë.

Në anën tjetër, bëhet e ditur se dy të dyshuar lidhur me rastin janë arrestuar nga policia.

Akoma nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri të ky incident i rëndë.