Flaka Loxha ka shënuar fitore në ndeshjen e saj të parë në Evropianin e xhudos.

Xhudistja kosovare fitoi kundër garueses bullgare, Ivelina Ilieva.

Loxha bën gara në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Në raundin e dytë, Loxha do të ketë punë me xhudisten nga Serbia, Marica Perisiq.

Evropiani i xhudos po mbahet në Montepellier të Francës.

Kosova synon medalje edhe me xhudistë të tjerë në Kampionatin Evropian. /Ballkani.info