Tenis

Fitorja e dytë radhazi në Australi, Nadal: I lumtur, e kam akoma shpirtin e garës

Rafael Nadal tregon se ndeshja e parë e fituar pas rikthimit nga dëmtimi ndaj Dominic Thiem nuk ishte rastësi.

Tenisti spanjoll mposhti në raundin e 1/8-tave në turneun e Brisbane në Australi edhe tenistin vendas, Jason Kubler. 37-vjeçari nuk e vendosi për asnjë moment në dyshim ndeshjen në terrenin e asfalt dhe e mbylli në dy sete 1-6 dhe 2-6 brenda një orë e 21 minutave.

Tashmë, Nadal kalon në çerekfinale aty ku do të përballet me australianin, Jordan Thompson teksa objektivi i 22 herë fituesit të titujve Grand Slam, është të jetë në formën maksimale për Australian Open. Ndërkohë, pas fitores Nadal u shpreh se e kishte studiuar kundërshtarin dhe se pas dy fitoresh radhazi ndjehet shumë mirë.

“Mendoj se ndeshjen e nisa shumë mirë, kisha vendosmërinë e duhur. Kisha ndjekur video të Kubler dhe e dija formën me të cilën duhet të sulmoja. Shkoi gjithçka shumë mirë. Isha një ndeshje pozitive dhe jam i lumtur që do të kem shansin të luaj sërish në këtë turne.

Dy fitore radhazi pas një kohë të gjatë pa ndeshje më bëjnë të ndjehem shumë mirë dhe i lumtur. Kam nevojë për ndeshje dhe stërvitje. Më vjen mirë që rikthehem pas kaq shumë kohësh dhe e ndjej sërish shpirtin e garës”, u shpreh Nadal. /Ballkani.info