Tenisti spanjoll

Fitore dhe rekord për Nadal, tenisti spanjoll regjistron një statistikë speciale

Rafael Nadal u kthye me fitore në tenis pas thuajse një viti jashtë fushave.

Tenisti nga Mallorca mposhti në dy sete (7-5 dhe 6-1) Dominic Thiem duke u kualifikuar për në raundin e 1/8-tave në turneun e Brisbane në Australi, një event përgatitor para Grand Slam-it të parë të vitit Australian Open.

Ky sukses i mjaftoi 37-vjeçarit për të vendosur një tjetër rekord të lavdishëm në karrierën e gjatë të përshkruar nga spanjolli. Për të 22-tin vit me rradhë, nga viti 2002, Nadal ia del që të regjistrojë të paktën një fitore në turnetë e tenisit.

Sfida e radhës për spanjollin është ajo ndaj australianit Kubler. Objektivi kryesor i Nadal është të jetë në formën maksimale për turneun Australian Open që starton më datë 14 janar dhe përfundon më datë 28 janar.