Fisnik Asllani po kalon sezonin më të mirë në karrierë.

Futbollisti kosovar ka shënuar një tjetër gol në Bundesligën 2 të Gjermanisë.

22-vjeçari i dha epërsinë skuadrës së Elversbergit ndaj Greuther Furth, vetëm pas gjashtë minutave lojë, derisa fituan me rezultat 2-0.

Ky ishte goli i 12-të për Fisnik Asllanin këtë sezon në Bundesligë.