Ish deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili ka reaguar pas mbylljes së Kosovës dhe shkuarjes në Shqipëri të mijëra kosovarëve për vikend.

“Hajt, qe s’po ankohna për masat e reja anti-covid në që na mbyllën bizneset, e të cilat, ndër të tjera, e bajnë vetëizolimin të domosdoshëm për krejt që hyjnë në Kosovë, por, po më intereson se qysh ka me i kontrollue qeveria mija veta që kanë me u kthye prej Shqipërie qeto ditë, e me u sigurue se vetëizolohen? E mbasi ra fjala, nëse e shoh ndonjë prej ministrave/zyrtarëve që po ban foto e fushatë nëpër Shqipëri e nuk vetëizolohet kur të kthehet, kam me e hapë restorantin edhe palestrën me duer të mia menjëherë!”, ka shkruar Ismaili, transmeton Ballkani.info.

E në Shqipëri ndodhet të paktën një ministër i Qeverisë së Kosovës. Bëhet fjalë për Liburn Aliun, ministër i Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. /Ballkani.info/