Fillon shitja e biletave online për ndeshjen e parë të Ballkanit në grupet e Ligës së Konferencës, këto janë çmimet

Ballkani ka njoftuar se kanë dalur në shitje online biletat për ndeshjen e parë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës kundër CFR Cluj.

Ballkani dhe ekipi rumun, CFR Cluj përballen më 8 shtator me fillim nga ora 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Çmimet e biletave nisin nga 5 euro në Veri dhe Jug të stadiumit, deri në 50 euro për zonën VIP.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Ballkanit, një person mund të blej deri në gjashtë bileta.

Njoftimi i plotë:

Të dashur tifoz 

Fillon shitja online e biletave për ndeshjen FC Ballkani – CFR Cluj

FC Ballkani njofton opinionin se biletat për ndeshjen ndërmjet FC Ballkani dhe CFR Cluj e cila është ndeshja e parë në kuadër të fazës së grupeve të UEFA Conference League, që do të zhvillohet më datë 08.09.2022 në orën 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

Biletat për këtë ndeshje do të shiten vetëm online sipas rregullave të Ueffa-s

Sqarim- nje person mund ti blej deri në 6 bileta.

Tifozët e klubit tanë “Xhebrailat” janë të vendosur në tribunën Veri.

Çmimet e biletave janë:

Veri dhe Jug 5 euro,

Lindje 10 euro,

Perëndim 15 euro, dhe

VIP 50 euro.

VINI RE!

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

Shënim: Personave që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do