FIFA ka publikuar ranglistën e re të kombëtareve.
Në renditjen e re të FIFA-s, Kosova mbetet në pozitën e njëjtë (78) me 1318.83 pikë duke shënuar rënie në 6.60 pikë pas humbjes nga Turqia, transmeton KlanKosova.tv.
Në anën tjetër Shqipëria ka pësuar rënie për një pozitë (64) duke shënuar rënie prej -3.58 pikë pas humbjes në miqësore nga Ukraina.
Ndërkohë kundërshtari i Kosovës në finalen e “play-off”-it, Turqia ngritur në pozitën e 22-të duke shënuar përmirësim në 3 pozita pasi fitoi 6.60 pikë nga fitorja në “Fadil Vokrri”.








