FIFA pezullon Indinë nga garat e futbollit, shkak ndërhyrja e politikës në federatë

Shtëpia botërore e futbollit FIFA vendosi pezullim e Indisë dhe në periudhën e ardhshme ky vend do të bllokohet nga aktivitetet e futbollit.

India nuk arriti të zgjidhte një udhëheqje të re në federatë, kështu që FIFA vendosi të pezullojë vendin. Në të njëjtën kohë, India është privuar nga Kupa e Botës për futbollistët femra nën 17 vjeç.

Në shpjegimin e FIFA-s thuhet se pezullimi është për shkak të ndikimit të “të tretëve” në punën e federatës së futbollit.

FIFA ndalon rreptësishtë ndërhyrjen e politikës në sport, në të njëjtën kohë është problem kur në vend nuk mund të bihet dakord se kush do ta drejtojë futbollin.