FFK analizon rezultatet e Kombëtares A dhe të shpresave, paralajmëron konsolidimin e tyre

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt ku ka analizuar edhe ndeshjet e Kombëtares A dhe atyre të Shpresave në ndeshjet e shtatorit, shkruan Ballkani.info.

KE ka pranuar që nuk kishte një sukses të pritur por që paralajmëron konsolidimin  etyre në vazhdim.

KE shqyrtoi dinamikën e riorganizimit e licencimit të Lidhjeve Rajonale të Futbollit (LRF) e ku u tha se nevojitet strukturimi dhe organizim i tyre profesional e sportiv në harmoni me Aktet Normative të FFK-së dhe nevojat që i shtron koha si domosdoshmëri për zhvillimin e futbollit të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

KE Komiteti Ekzekutiv i FFK-së sot mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi. Në këtë mbledhje KE analizoi rrjedhën e garave në të gjitha rangjet dhe kategoritë me konstatimin se garat po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë dhe deri më tash vërehet me ngritje të cilësisë, shtim në organizim dhe rivalitet sportiv.

KE analizoi paraqitjet e ekipeve të Kombëtares “A” dhe asaj U21, që nuk mund të flitet për ndonjë sukses, por që duhet një konsolidim i tyre në vazhdim.

KE shqyrtoi dinamikën e riorganizimit e licencimit të Lidhjeve Rajonale të Futbollit (LRF) e ku u tha se nevojitet strukturimi dhe organizim i tyre profesional e sportiv në harmoni me Aktet Normative të FFK-së dhe nevojat që i shtron koha si domosdoshmëri për zhvillimin e futbollit të Kosovës.

KE mori vendim që të vazhdohet me investimet dhe punimet në selinë e FFK-së, në Kampin Nacional në Hajvali dhe Obiliq.

KE shqyrtoi edhe Kërkesat dhe Parashtresat drejtuar këtij organi.