Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shpallën kampione të botës në futboll për femra. Dhe, festa e amerikaneve ishte e madhe, në fushë dhe më pas edhe në dhomat e zhveshjes. Pa dyshim, festimi më special ishte i futbollistes Alex Morgan, me të cilin i ka çmendur rrjetet sociale.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e festuan titullin e kampionit të botës në fundjavë pasi e mposhtën në finale Holandën me rezultat 2-0.
Në një video të përhapur në internet shihet futbollistja tërheqëse amerikane, e cila me lëvizjet e saj duke kërcyer “twerk” i ka çmendur rrjetet sociale, duke i “vënë në zjarr” fansat e saj.
Festim special dhe provokues duke vallëzuar bënë edhe shoqet e skuadrës së Morgan.
https://www.youtube.com/watch?v=NvNKMg4YaiI







