Tabloidi britanik “Daily Mail” e ka publikuar listën e festimeve që i ka konsideruar si më shokueset dhe provokueset në histori të futbollit, ku e ka përfshirë edhe festimin e Xherdan Shaqirit me shqiponjë ndaj Serbisë.

Disa prej tyre mund të shkojnë shumë larg, duke përçuar mesazhe të ndryshme, qofshin ato politike apo të tjera, që më pas ngjallin reagime dhe mund t’ju shkaktojnë probleme, duke u gjobitur nga Federatat përkatëse apo edhe vetë UEFA e FIFA.

Tabloidi britanik “Daily Mail” e ka publikuar të enjten listën e festimeve më “skandaloze”, duke i konsideruar ato si “shokuese dhe provokuese”.
Në mesin e tyre është edhe festimi i Robbie Foëlerit, i cili kishte festuar kinse po përdorte kokainë në vijën e fushës, por në botën e futbollit janë parë edhe festime tjera si ajo e Paul Gascoigne, i cili e kishte rrezikuar jetën pasi ishte kërcënuar nga organizata terroriste IRA.

Më pas Emmanuel Adebayor, i cili kishte festuar përballë tifozëve të Arsenalit kur kishte shënuar për Manchester Cityn, por festime të pazakonta kanë bërë edhe Mario Balotelli, Luis Suarez, Craig Bellamy, Nicklas Bendtner etj.

Por, në mesin e këtyre festimeve të pazakonta e gjejmë edhe djaloshin kosovar, Xherdan Shaqiri, i cili pasi kishte shënuar gol ndaj Serbisë në Botërorin 2018 për Zvicrën, e kishte formuar shqiponjën dykrenore, i cili ishte konsideruar nga serbët si provokim dhe më pas ky festim e kishte pushtuar botën dhe futbollisti nga Zhegra e Gjilanit ishte gjobitur.

“Ylli zviceran, së bashku me bashkëlojtarin Granit Xhaka, festuan duke i vendosur duart e tyre së bashku për ta formuar shqiponjën dykrenore, që mund të shihet në flamurin shqiptar. Dyshja, me prejardhje nga Kosova, ishin dënuar me 7,600 funte për shkak të shfaqjes së simboleve kombëtare, që rrezikuan në shtimin e tensioneve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Përkundër faktit se e ka shpallur Pavarësinë në vitin 2008, Serbia nuk e njeh ende Kosovën si shtet”, shkruan “Daily Mail”.








