Festa e jashtëzakonshme e Skocisë pasi siguruan pjesëmarrjen në ‘EURO2020’

Ryan Christie nuk mundi t’u përmbahet lotëve pasi Skocia i dha fund pritjes 22 vjeçare për t’u kualifikuar në një turne të madh, derisa Andy Robertson dhe të tjerët po festonin suksesin e madh në Beograd.

Ndeshja mes Serbisë dhe Skocisë përcolli emocione të jashtëzakonshme. Koha e rregullt e saj përfundoi 1:1, ndërsa skocezët triumfuan pas ekzekutimit të penalltive, me rezultat 5:4.

“Kjo është një natë e mahnitshme”, ka deklaruar pas ndeshjes Christie, që nuk mund të përmbante lotët.

Të tjerët, po festonin në zhveshtore, me birra në duar, po këndonin e kërcenin.