Me klubin e Feronikelit do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe dy top futbollistët, Astrit Fazliu e Përparim Islami.
Që të dy, kanë nënshkruar kontrata të reja, për të qenë pjesë e “Niklit” edhe për sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi, Astrit Fazliu dhe mbrojtësi Përparim Islami, janë pjesë klubit kampion të Kosovës, që nga afati kalimtar veror i 2018-ës.
Sezonin e ardhshëm, ata do të kenë mundësinë ta dëshmojnë aftësinë e vet edhe në skenën evropiane, pasi që Feronikeli do të garojë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.
Përkundër sukseseve të këtij sezoni, që e bënë Feronikelin klubin e dytë më të trofeshëm në Kosovë, klubi nga Drenasi ka bërë të ditur se do ta përforcojë skuadrën edhe me të tjerë lojtarë gjatë ditëve në vijim.
“Feronikeli synon përforcime edhe gjatë ditëve në vijim”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga klubi nga Drenasi







