Feronikeli luan sot për historinë. Në mbrëmje në orën 20:45 skuadra nga Drenasi do të sfidojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ekipin nga Andorra, Santa Coloma në finalen e turit paraeliminator të Champions League.

Skuadra e Zekirija Ramadanit do të kërkojë të përsëris atë që bëri Drita një vit më parë.

Pas suksesit minimal ndaj skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, Feronikeli do të përballet me kampionen e Andorrës që nga ana e saj eliminoi në gjysmëfinale skuadrën nga San Marino, Tre Penne.

Në rast triumfi kampionët e Kosovës do të kualifikohen për në turin e parë të Championsit aty ku i pret kampionia e Uellsit, The New Saints.