Feronikeli ka bërë mrekullinë sonte në “Fadil Vokrri”, duke shënuar fitore historike ndaj Santa Colomas për të siguruar plasmanin në ndeshjet kualifikuese në Ligën e Kampionëve.
Kampioni i Kosovës mbeti me një lojtar më pak në fushë kur në minutën e 50 me të kuq u ndëshkua Ylli Hoxha.
Pas dy minutave Feronikeli u gjend në avantazh kur Sosa shënoi një gol të bukur.
Por, përkundër me një lojtar më pak në fushë Feronikeli shënoi dy herë për të shënuar një fitore historike.
Mevlan Zeka e Kastriot Rexha ishin heronjtë e Feronikelit sonte, duke shënuar dy gola shumë të bukur.
loading…







