Feronikeli ia mbush arkat edhe Prishtinës – kjo është shuma që kryeqytetasit do të përfitojnë për garat evropiane

Me fitoren e Feronikelit në finale të Kupës së Kosovë ndaj Trepçës ’89 (5-1), Prishtina do të luajë në Ligën e Evropës si nënkampione e Kosovës.

Rrjedhimisht, kryeqytetasve do t’u takojnë paratë e UEFA-së. Kësisoj, Prishtina që në start do të përfitojë 200 mijë euro nga shtëpia e futbollit evropian.

Ndërkohë, për çdo raund të kaluar, Prishtina do të pasurohet tutje për t’i mbushur arkat.

Feronikeli si fitues i Kupës shpërblehet me 30 mijë euro nga sponsori i kësaj gare, DigitAlb.

Kjo është hera e tretë që Prishtina do të luajë në Evropë, tri herë në Ligën e Evropës.