Feronikeli eliminohet nga Liga e Kampionëve, vazhdon garat në Ligën e Evropës

Feronikeli ka lëshuar mundësinë e artë për kualifikim në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve, duke pësuar minimalisht në ndeshjen e kthimit në përballjen me TNS-në e Uellsit.

Pas barazimit 2 me 2 në Uells, kampioni i Kosovës u mposht 0 me 1 për të mos arritur që të shkruajë historinë.

Një gol në minutën e 67-të i Ebbes i mjaftoi TNS-së për të kaluar tutje.

Tash Feronikeli do të luajë në rrethin e dytë të Ligës së Evropës.