Xhiro e 13-të

Feronikeli ’74 për tu rikthyer te fitoret, Malisheva për vazhdimësi – formacionet zyrtare

Xhiro e 13-të në elitën e futbollit kosovar Albi Mall Superligë starton sot, por që është vetëm një ndeshje në program për tu zhvilluar.

Dueli i vetëm i ditës së sotme do të luhet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, ku Feronikeli ’74 është nikoqir i Malishevës.

Vendasit kërkojnë të rikthehen te fitorja pas dy humbjeve të njëpasnjëshme dhe ndodhen në pjesën e poshtme të tabelës.

Në anën tjetër mysafirët janë të motivuar pas fitores në mesjavë ndaj Prishtinës dhe kërkojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli ’74: Bujupi, Aliti, Lladrovci, Bruqi, Bardhoku, Avdyli, Rrahmani, Cervadiku, Berisha, Shabani, Bachare.

Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Xhaka, Veliu, Brruti, Vitija, Mustafa, Hoti, Hazrollaj, Aliu.