Ferizaj: Burri rrah gruan e tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, mbrëmë rreth orës 21:25 në Ferizaj.

Pas lëndimeve të marra, viktima ka pranuar tratman mjekësor, njofton policia, përcjellë Ballkani.info.

Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Ballkani.info/

loading…