Fenerbahce i kërkon Manchester Unitedit ta rrisë ofertën për Vedat Muriqin

Manchester United e ka marrë seriozisht transferimin e sulmuesi shqiptar të Fenerbahces, Vedat Muriqit.

Sipas Calciomercato, Djajtë e Kuq e kanë bërë ofertën e parë diku afro 20 milionë euro. Por kjo ofertë është e ultë për atë që kërkon klubi turk.

United synon që ta mbyll marrëveshjen gjatë verës, por oferta duhet të jetë më e lartë.

Fenerbahce mësohet se do të jetë e gatshme që ta lirojë sulmuesin vetëm nëse oferta rritet në 35 milionë euro.

Burnley dhe Aston Villa gjatë afatit kalimtar të dimrit kanë ofruar 25 milionë euro për lojtarin dhe pritet që të mos dorëzohen edhe gjatë verës.