Fëmija 16 muajsh vdes rrugës për në spital, u mbyt me qershi

Një fëmijë 16 muajsh me orgjinë nga Pakistani, ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Tiranës. Mjekët e urgjencës së QSUT tentuan menjëherë oksigjenimin dhe frymëmarrjen artificiale por pa mundur ta rikthejnë në jetë fëmijën.

Shkaku i vdekjes së fëmijës mësohet të jetë bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes nga një kokërr qershie. Familja pakistaneze kishte mbetur në trafik për minuta të tëra në rrugën që të shpie drejt urgjencës pediatrike dhe asnjë automjet nuk hapte rrugën, ç’ka ka detyruar dy prindërit t’i drejtohen për ndihmë patrullës së forcave Shqiponja.