FC Besa në futsall arrin marrëveshje me dy super-futbollistë

Klubi i njohur i futsallit, FC Besa, ka arritur marrëveshje me dy futbollistë të njohur.

Bëhet fjalë për reprezentuesin e kombëtarës së Maqedonisë në futsal, Erkan Seferi dhe Eljesa Nezirin.

Erkani ju bashkua Besës pasi që ka shkëputur marrëveshjen me FC Prishtinën për të cilin klub luajti në sezonën e parë dhe ishte lojtari kyç për skuadrën e kryeqytetit.

Lojtari në fjalë ka një eksperiencë të madhe në futsallin e Maqedonisë, por edhe ndeshjeve ndërkombëtare duke qenë pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Europian dhe Botëror, por edhe pjesë e ndeshjeve të “Ligës së Kampionëve” me ekipe të ndryshme nga Maqedonia.

Kurse, Eljesa iu bashkua Besës nga pjesa e dytë e kampionatit për të arritur synimet e klubit me ç’rast lojtari në fjalë ka shkëputur marrëveshjen me ekipin e FC Prishtinës dhe tani bart ngjyrat kuq e bardh.

Transferimi Eljesa Neziri ka qenë pjesë e disa ekipeve të Maqedonisë.

I njejti ka qenë pjesë e ndeshjeve ndërkombëtare me ekipin e FC Shkupit dhe duke vazhduar kështu në “Ligën e Kampionëve” me ekipin e FC Tiranës.

Neziri ishte pjesë e kombëtares së Shqiperisë në futsal i cili i ka zhvilluar parakualifikimet për kampionatin botëror. Së fundmi lojtari në fjalë ishte pjesë e FC Prishtinës ku kaloi sezonën vjeshtore të kampionatit 2018/2019 në futsalin Kosovarë. /Ballkani.info/