132

Favoritët me kundërshtarë të lehtë në shortin e Europa League, Sevilla-Lazio ndeshja më interesante

Pas shortit të fazës me eliminim direkt të Champions Leagues, është hedhur edhe ai i Europa Leagues.

Në Nyon të Zvicrës shorti ka paraqitur ndeshje të thjeshta për skuadrat që synojnë t’i shkojnë deri në fund kësaj gare.

Chelsea do të përballet me skuadrën suedeze Malmo, ndërsa klubi tjetër londinez, Arsenali takohet me Bate Borisov.

Dy skuadrat italiane Interi dhe Napoli që nuk ia dolën të kalojnë grupin në Champions League, do të sfidojnë Rapid Wienen respektivisht Zurichun.

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo mes Sevillas dhe Lazios, me andaluzianët që synojnë t’i shtojnë kabinetit të trofeve një tjetër të këtij kompeticioni.

Ndeshjet e këtij rundi zhvillohen me 14 dhe 21 shkurt të vitit të ardhshëm.

Këto janë ndeshjet e plota pas shortit të sotshëm:

Viktoria Plzen – Dinamo Zagreb

Club Brugge – Salzburg

Rapid Wien – Inter

Slavia Prague – Genk

Krasnodar – Bayer Leverkusen

Zurich – Napoli

Malmo – Chelsea

Shakhtar Donetsk – Eintracht Frankfurt

Celtic – Valencia

Rennes – Real Betis

Olympiacos – Dynamo Kyiv

Lazio – Sevilla

Fenerbahce – Zenit

Sporting Lisbona – Villarreal

Bate Borisov – Arsenal

Galatasaray – Benfica