Boksieri kosovar

“Fatkeqësisht humbi”, Haxhi Krasniqi për herë të parë mbështet Florian Markun: E penalizuan goditjet mbrapa koke

Florian Marku mbrëmë në stadiumin O2 Arena në Londër pësoi humbjen e parë në karrierë ndaj Chris Kongos.

Për këtë meç dhe për boksierin shqiptar për herë të parë ka reaguar Haxhi (Robin) Krasniqi.

Krasniqi ndjen keqardhje për humbjen e parë në boksin profesionist të Florian Markut.

Ai thotë se boksierin shqiptar e penalizuan goditjet mbrapa kokës dhe heqjet e pikëve që mori nga gjyqtari kryesor.

“Goditjet mbrapa kokës janë shumë të patolerueshme dhe ndëshkuese. Edhe pse në raundet e para boksoi fortë, por u ndëshkua nga goditjet mbrapa kokës”, ka shkruar Haxhi Krasniqi