Super -lojtari

Fantastiku Shaqiri, vjen nga stoli dhe ia fiton Liverpoolit derbin ndaj Manchester Unitedit

Liverpooli ka shënuar fitore mjaft të rëndësishme 3-1 në derbin ndaj rivalit të përbetuar Manchester Unitedit në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë të dielën në “Anfield”.

Sulmuesi shqiptar Xherdan Shaqiri pa dyshim ishte protagonisti i ndeshjes, duke ardhur nga stoli në minutën e 70’ dhe duke shënuar dy gola brenda 10 minutave për t’ia dhanë Liverpoolit fitoren dhe kreun e tabelës.

Skuadra e Jurgen Klopp shënoi golin e parë në minutën e 24’ me anë të Sadio Manes, kurse Jesse Lingard e barazoi rezultatin në minutën e 33’ pas një gabimi të portierit Alisson Becker.

Xherdan Shaqiri u inkuadrua në ndeshje në minutën e 70’ dhe shënoi golin për 2-1 në minutën e 73’, dhe pastaj shtatë minuta shënoi golin e dytë personal për 3-1.

Me këtë fitore Liverpooli ka marrë kreun e Premierligës me 45 pikë, një më shumë se Manchester City, dhe vazhdon me ecurinë e shkëlqyer pa humbje pas 17 ndeshjeve.