Falenderimi i tifozëve për paraqitjet e Kosovës në kualifikueset për EURO 2020 (Video)

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje 2-1 nga Republika Çeke në Plzen, për t’i humbur mundësitë për një kualifikim drejtpërdrejt në Kampionatin Evropian.

‘Dardanët’ patën një performancë të zbehët kundër Çekisë, duke mos arritur të aplikojnë për asnjë moment lojën e tyre.

Atdhe Nuhiu në fillim të pjesës së dytë shënoi për 0-1, për t’i rritur shpresat e Kosovës, para se vendasit të përmbysnin gjithçka në vazhdim, për 2-1.

Pavarësisht humbjes dhe eliminimit, aty kishte vend për momente krenarie, shkaku i një cikli fantastik eliminator të dhuruar nga ‘Dardanët’.

Lojtarët pas ndeshjes, janë afruar te ‘Dardanët’ që gjendeshin në stadium, për t’i falënderuar për mbështetjen e madhe, e këta të fundit iu dhuruan të njëjtën gjë, për emocionet e dhuruara.

loading…