EUROPA LEAGUE: Kukësi thuajse i jep lamtumirën Europës (VIDEO)

Edhe një skuadër shqiptare ka pësuar humbje në Ligën e Evropës.

Fjala është për nënkampionin e Shqipërisë, Kukësin që nuk ia ka dalë të marrë rezultat pozitiv në udhëtim te Debreceni që pësoi humbje 3-0.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0 dhe me Kukësin që kishte më shumë nga loja, duke qëlluar edhe shtyllën.

Por në pjesën e dytë gjërat ndryshuan tërësisht dhe vendasit shënuan tre gola.

I inkuadruari në lojë Garba realizoi në minutën e 52-të për 1-0.

Kukësi sulmonte vazhdimisht, por në fundin e ndeshjes vendasit realizuan edhe dy gola të shpejtë me anë të Varga (77 dhe 83) për rezultatin përfundimtar 3-0.

Kësisoj Kukësi do të kërkojë pas një jave në Shqipëri kualifikimin në raundin tjetër edhe pse një gjë e tillë do të jetë tejet e vështirë.