FC Ballkani

Është kampion por nuk ka stadium që i plotëson kriteret ndërkombëtare, qeveria hesht

Kanë fituar gjithçka, e kanë prezantuar futbollin tonë në arenën ndërkombëtare në mënyrën më të mirë të mundshme, por vazhdojnë të vuajnë sa i përket infrastrukturës.

Fjala është për kampionin e Kosovës në futboll Ballkanin, i cili ndonëse ka skuadër të jashtëzakonshme dhe vazhdon të garojë në nivele të larta, ndeshjet ndërkombëtare është i detyruar t’i luajë jashtë qytetit të Suharekës, herë në Prishtinë e herë në Tiranë, kjo pasi nuk ka stadium të vetin që i plotëson kriteret ndërkombëtare.

Për këtë situatë është e vetëdijshme edhe Qeveria lokale në Suharekë e udhëhequr nga Bali Muharremaj, por ai nuk mund të bëjë asgjë pa ndihmën e Qeverisë qendrore e cila për momentin nuk ka shprehur gatishmëri të investojë në Suharekë, ani pse tashmë është caktuar edhe lokacioni dhe është një projekt për një stadium modern.

Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë: