Ka filluar Liga e Vetranëve në Kosovë. Një nga ndeshjet që mori vëmendje të madhe ishte ajo mes Llapit dhe Kosovës së Prishtinës, ku fitues dolën këta të fundit me rezultat 4-7.

Ai që shkëlqeu në këtë ndeshje ishte, sulmuesi legjendar, Enis Fetahu. Ai arriti të shënoi dy gola duke dëshmuar që ende posedon klasin që e kishte gjatë gjithë karrierës së tij.

I njohur me nofkën “Mister Goli”, përveç në Kosovë, ai ka luajtur edhe në Kroaci.

Ka vite që është pensionuar por Fetahu po dëshmon që nuhatës i mirë i golit.