Enis Bardhi ka folur për ndeshjen me Kosovën dhe e cilësoi rast historik për kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, që duhet ta shfrytëzojnë pasi është shumë e rrallë.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë rast historik, pasi janë vetëm dy fitore larg historisë, ku për herë të parë mund të marrin pjesë në një garë të madhe.

Bardhi ishte pjesë e skuadrës së të rinjve të Maqedonisë së Veriut, që shkuan për herë të parë në Kampionatin Evropian për U21, por tani bëhet fjalë për skuadrën A.

“Viti 2020 do të jetë shumë i rëndësishëm, jo ​​vetëm për ndeshjet me Levanten, por edhe me Kombëtaren e Maqedonisë”.

“Sfida përpara nesh është në mars. Ne mund të shkojmë për herë të parë me Maqedoninë në një Kampionat Evropian. Shansi është i madh dhe ne duhet ta shfrytëzojmë sepse është një mundësi që vjen një herë në jetë”, ka thënë Bardhi për ndeshjen me Kosovën.

Ai tutje foli edhe për ndeshjen ndaj kundër Atletico Madrid, ku portieri Jan Oblak i priti dy gjuajte.

“Ne u takuam pas ndeshjes dhe ai më tha me një buzëqeshje që i kisha shënuar me Maqedoninë, por nuk mund ta përballonte këtë gjë edhe me Levanten. Ai është një portier fantastik, një nga më të mirët në botë”, ka thënë Bardhi.

Maqedonia e Veriut dhe Kosova takohen në Shkup më 26 mars, në kuadër të gjysmëfinales së fazës së play-offit për kualifikim në Kampionatin Evropian.