Ëndrra e Robin Krasniqit: Dua ta zhvilloj një meç në stadiumin Fadil Vokrri

Robin Krasniqi ka shprehur dëshirën që në të ardhmen ta zhvillojë një meç në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë

Boksieri nga Juniku u shpall kampion bote në WBA dhe IBO pasi mposhti me nokaut në rundin e tretë Dominic Boeselin.

Krasniqi që sot ishte prezent në Prishtinë në një konferncë për media shprehu dëshirën e tij që një ditë ta zhvillojë një meç në Fadil Vokrri.

“Do të bëj të pamundurën që një meç ta zhvilloj në Kosovë. Është ëndrra ime të organizoj një meç në ‘Fadil Vokrri,” ka thënë Krasniqi.