Emisari i Qeverisë franceze për Ballkanin Perëndimor, Rene Trocaz, ka qëndruar të hënën për një vizitë zyrtare në Shqipëri

.Ai është pritur në Tiranë nga kryediplomati shqiptar, Igli Hasani. Trocaz ka falënderuar ministrin e Jashtëm të Shqipërisë për takimin dhe për shkëmbimin e pikëpamjeve për situatën në Ballkanin Perëndimor .

Trocaz ka thënë se Shqipëria është një partner thelbësor për Francën, me të cilin Parisi zyrtar punon në besim.

Thank you Minister @IgliHasani for the useful and interesting meeting in Tirana / exchange of views on the situation in the Western Balkans. Albania is an essential partner for France, with whom we work in confidence. @CatherineSuard @francediplo @France_Albanie pic.twitter.com/tKgLm8vomR

— rené troccaz (@troccazrene) May 13, 2024

Dje në adresë të Tiranës zyrtare ka shkuar edhe një kërkesë nga këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, për ndihmë rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Kjo kërkesë e Zulfajt për ndihmë është bërë pikërisht të hënën, kur në Tiranë ka qenë duke qëndruar edhe emisari i Francës, shtet ky që po e kushtëzon përkrahjen për Kosovën në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit.