Ish futbollisti i Gjermanisë

Emery mendon se pensionimi i Ozil nga kombëtarja mund t’i ndihmojë Arsenalit

Arsenali do të tentojë të përfitojë nga vendimi i Mesut Ozil për t’u pensionuar nga kombëtarja e Gjermanisë.

Mesfushori kreativ u pensionua nga futbolli i kombëtareve në muajin korrik pas trajtimit diskriminues nga tifozët gjermanë dhe Federata e Futbollit e këtij vendi në drejtim të Ozilit për shkak të prejardhjes turke dhe takimit me presidentin e Turqisëm, Recep Tayyip Erdogan.

Emery beson se Arsenali do të përfitojë nga kjo situatë duke filluar që nga ndeshja e sontme me Leicesterin në Premier League.

“Unë nuk mundem të ia shpjegoj metodat e mija futbollistëve që janë me kombëtaret. Nuk është e lehtë për shkak se ata luajnë dy ndeshje gjatë kësaj kohe. Kur futbollistët ndalen për pushimin e kombëtareve mund ta humbin fokusin nga klubet e tyre. Mund t’i ndihmojë Ozilit të gjejë ide më shpejt”, nënvizoi Emery.

Arsenali do ta synojë sonte fitoren e 10-të në të gjitha kompeticionet teksa do të përballet me Leicester Cityn në “Emirates”, ndërsa trajneri spanjoll ka bërë thirrje se duhet të qëndrojnë sa më afër liderëve Manchester City e Liverpool.