Pasi nuk arriti të inkuadrohet në Bundesligë, skuadra e Elversbergut njoftoi se sulmuesi Fisnik Asllani do të rikthehet te Hoffenhaim, pasi ishte i huazuar.

Nuk ka shkuar shumë kohe dhe Elvesberg e ka zëvendësuar Asllanin me një tjetër futbollist shqiptar.

Skuadra gjermane ka zyrtarizuar sulmuesin shqiptar, Jason Ceka.

25-vjeçari ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Elversbergun.

Në tre sezonet e fundit, Jason Ceka kontribuoi me gjashtë gola dhe 17 asiste, në 54 ndeshje me skuadrën e Magdeburgut./