Shumë gjëra i kishin zemëruar tifozët e Arsenalit gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Bate Borisovit.
Mënyra se si Granit Xhaka e kishte harkuar topin nga një korner gjatë ndeshjes ishte njëra ndër këto gjëra.
Arsenali i Unai Emery u trondit në ndeshjen e parë të fazës 1/16 në Evropa Ligë. “Topcinjtë” u mposhtën 1-0 në udhëtim te Bate Borisov, falë golit të shënuar nga 30-vjeçari, Stanislav Dragun, në minutën e 45-të.
https://twitter.com/JackCook95/status/1096130322314547202?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1096130322314547202&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fsport%2Ftifozet-e-arsenalit-te-zemeruar-me-xhaken-per-kete-veprim-te-tij-626952%2F
Klubi anglez i kishte dy harkime nga korneri të njëpasnjëshme në pjesën e dytë të ndeshjes, mirëpo nuk arritën t’i shfrytëzojnë asnjërën prej tyre.
Fillimisht, Xhaka nuk arriti ta kalonte topin as përtej kundërshtarit të parë, i cili e largoi topin jashtë fushës.
Në kornerin e radhës, Mkhitaryan e mori përgjegjësinë dhe ai ia gjuajti topin Xhakës, i cili pastaj e gjeti Sead Kolasinac dhe ky e fundit e humbi përsëri topin.
Tifozët e Arsenalit nuk ishin aspak të kënaqur me këta dy kornera.
“A e patë atë harkim të dobët nga Xhaka. Çfarë dreqin? #Arsenal”
“Siç duket, lojtarët e Arsenalit janë në garë se kush mund ta bëjë harkimin më të keq nga korneri sonte”, ishin disa nga komentet negative.







