Eksperti i transferimeve: Nuk ka asnjë ofertë nga Arsenali për Zhegrovën

Një lajm i bujshëm para disa kur u tha se Arsenali ka shfaqur interesim për yllin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është demantuar sot, shkruan Demokracia.com.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka shkruar sot se nuk ka asnjë interesim të skuadrës angleze për talentin e madh Edon Zhegrov.

Romano ka shkruar se nuk ka asnjë negociatë për Zhegrovën sikurse nuk ka për ta transferuar N’Golo Kanten nga Chelsea në “Emirates”. /Demokracia.com