Ekipi serb largohet nga fusha kur e shohin flamurin kuq e zi në stadium VIDEO

Ndeshja miqësore ndërmjet ekipit italian të Brescias dhe serbëve të Vojvodinës është ndërprerë në minutën e 52’të, kur rezultati ishte në favor të italianëve 2:1.

Siç shkruajnë mediat serbe, një gjë e tillë ka ndodhur pasi që tifozë të panjohur në rrethojat e stadiumit kishin vendosur një flamur kuq e zi të Shqipërisë, transmeton Ballkani.info.

Një gjë e tillë kishte nxitur reagimin e trajnerit dhe të futbollistëve serbë. Kjo bëri që përjashtohet trajneri i Vojvodinës, Nenad Lalatoviq, i cili më pas mori me vete edhe futbollistët dhe ndeshja nuk vazhdojë më. /Ballkani.info/

loading…