Edon Zhegrova në stilin e Lionel Messit në stërvitje, tregon se është i gatshëm për takimin e radhës

Edon Zhegrova duket se është rikthyer nga lëndimi që e ka pasur në tri ndeshjet e fundit te Lille, përfshi edhe mungesen te Kombëtarja e Kosovës për takimet e shtatorit.

Së fundmi ‘luani’ kosovar publikoi një video në rrjetet sociale ku shihet duke bërë driblim të çmendur para bashkëlojtarëve të tij.

Ai bëri disa lëvizje të stilit Lionel Messi duke e befasuar edhe trajnerin.

Zhegrova pritet të jetë i gatshëm për takimin e së dielës (derbi), ku Lille e pret si vendas skuadrën e Lens.