Edicioni i ri në Superligën e Kosovës, mësoni kur zhvillohet derbi i madh Drita – Gjilani

Para pak çastesh është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Përfaqësuesit e klubeve elitare kanë bërë tërheqjen e shortit në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Derbi më i madh i futbollit të Kosovës mes Dritës dhe Gjilanit zhvillohet në xhiron e shtatë kampionale.

“Bardhekaltrit” janë në cilësinë e nikoqirit në fazën e parë kampionale.

Në ndërkohë, Drita në xhiron e parë luan në udhëtim me Trepçën ’89. Gjilani e mirëpret skuadrën tjetër të inkuadruar këtë edicon në elitë, Ferizajn.

Edicioni i ri garues në Superligën e Kosovës nis më 13 dhe 14 gusht.