Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mëngjesin e së premtes ka nisur duke publikuar pamje nga punimet në Rrugën e Kombit për të cilën tha se do ta përmirësoj,.
Rama derisa ka publikuar videon nga ku shihen punët që janë bërë aty, ka shkruar se po bëhen punë për ta kthyer Rrugën e Kombit në rrugë me standarde evropiane të sigurisë, mirëmbajtjes, qarkullimit normal në diell e në borë.
Rruga e Kombit nuk ishte edhe pa telashe për Kryeministrin Edi Rama, fillimisht me atëherë Kryeministrin Sali Berisha, të cilin e akuzoi për korrupsion e përfitim personal me atë rrugë.
Me të ardhur në pushtet Rama shkaktoi jo pak zemërim tek kosovarët dhe nga shtetasit e vet në veri kur vendosi taksën rrugore prej pesë eurosh për hyrje e dalje në autostradën kombëtare.







