Edhe Nagavci me akuza të rënda ndaj Veliut, Hotit e Selmanajt: Mospjesëmarrja në votim e dërgon vendin në zgjedhje

Arbërie Nagavci nga Vetëvendosje ka thënë se mospjesëmarrja në votim për të zgjedhur presidentin nënkupton shkuarje në zgjedhje.

Ajo tha se nuk mjafton që deputetët të marrin pjesë veç fizikisht, por duhet të votojnë.

“Mosmarrja pjesë në votim për zgjedhjen e Presidentes e dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme. Pra nuk mjafton pjesëmarrja fizike në sallë, por hudhja e fletëvotimit në kuti”.

“Sot Presidenten nuk po e votojnë: PDK-ja, shtatë deputetë të AAK, Lista Serbe, Agim Veliu, Avdullah Hoti, Driton Selmanaj dhe dy deputetët minoritarë të afërt me Listën Serbe”.