Kusari-Lila akuzon Veliun, Hotin dhe Selmanajn për dështimin e zgjedhjes së presidentit, thotë për shkak të tyre vendi mund të shkojë në zgjedhje

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari është deklaruar pas dështimit të zgjedhjes së presidentit.

Kusari-Lila tha se nesër do të tentojnë që të kalojnë raundin e parë për të zgjedhur më pas presidentin, shkruan Ballkani.info.

Ajo ka shtuar se tre deputetët minoritarë iu kanë shmangur thirrjes së qeverisë për prezencën në Kuvend.

“LDK-ja kishte 15 deputetë në sallë, me 12 që morën pjesë në votim, tre prej tyre (Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj), kanë rënë në kundërshtim me vetën dhe vendimin e kryesisë së partisë, por kjo do të thotë se historia po përsëritet”, tha Kusari-Lila.